LajmeZgjedhjet 2025

Mustafa: Falenderojmë qytetarët për këtë proces të rregullt dhe ftojmë të shfrytëzojnë të drejtën e votimit

Zëdhënësi e njëherësh deputeti i LDK-së Besian Mustafa në një konferencë për media, ka falenderuar qytetarët e Kosovës që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese për të votuar.

Po ashtu, Mustafa ftoi të gjithë qytetarët që ende nuk kanë votuar, ta bëjnë një gjë të tillë, para orës 19:00, edhe kur mbyllen qendrat e votimit.
“Të dhënat nga tereni, pra nga komisionerët dhe vëzhguesit tanë në teren na bëjnë të ditur se procesi deri më tani i rregullt dhe demokratik, prandaj edhe njëherë shfrytëzoj rastin të falenderoj të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë proces demokratik e të rregullt.
Ftoj të gjithë qytetarët që ende nuk kanë votuar që ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë veçanërisht, sidomos para orës 19:00 edhe kur mbyllen qendrat e votimit”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button