Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Musmurati: Është shtatori i dytë në Qeverinë Kurti që po fillon mësimi me barriera

    25/08/2023 18:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Besianë Musmurati, Kryetarja e Kolegjiumit të Drejtorive Komunale të Arsimit, ka komentuar vendimin e fundit të MASHT për blerje të librave shkollorë, duke e cilësuar si një veprim që ka shkaktuar telashe nëpër shkolla.

    Sipas Musmuratit, çdo shtator në Qeverinë Kurti po fillon me barriera të tilla, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Me qefin më të madh do të jepnim informata qysh ka me ndodhë, po nuk po i dimë as ne qysh, po besoj, s’po i di as vetë Ministria. Më vjen keq që çdo shtator, pra është shtatori i dytë në Qeverinë Kurti që po fillon mësimi me këso barriera”, tha ajo në T7.

    Ndonëse deklaroi se janë të hapur që t’i mirëpresin politikat e reja të Ministrisë së Arsimit, kjo e fundit sipas Musmuratit nuk është dashur të bëhet dhjetë ditë para se të fillojë mësimi.

    “Veç logjistika e aranzhimit të një diçkaje të tillë merr shumë kohë për planifikim. Nuk është një eksperiment që mund ta bëjmë 10 ditë para se të fillojë mësimi e aq më pak pa i njoftuar komunat sepse për neve është me të vërtetë… Ne mundohemi t’i qëndrojmë Ministrisë pranë kur ka politika të reja”.

    Tutje, Musmurati përmendi edhe vështirësinë me të cilën do të përballen disa prindër, si në komunën e Hanit të Elezit, ku mungojnë libraritë për blerje të teksteve. 

    Artikuj të ngjashëm

    Ministri i Kurtit feston duke i ngritur tre gishtat, dalin fotografitë nga ndeja

    Murati: Në Qeverinë Kurti janë shtuar gati dyfish më shumë vende pune sesa në të gjitha qeveritë tjera bashkë

    “Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti”, VV publikon statistika për ushtrinë 

    Të Fundit

    Dy persona vdesin nga zjarri në Spanjë, dy të tjerë nga vapa në Francë

    Matjet e fundit të Omnibus, Muharremi: Osmani, Konjufca dhe Hamza më popullor se Kurti 

    Abdixhiku nis takimin me Osmanin, pamjet i nxjerr Presidenca

    Krasniqi: Kurti dhe VV s’duhet të merren me interpretime, i kanë humbur rastet sa herë i kemi çuar në Kushtetuese

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, arrin në Presidencë – pas pak fillon takimi me presidenten Vjosa Osmani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.