Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se Projektkodi Civil pritet të hidhet sërish për votim në Kuvend gjatë këtij viti.Haxhiu u shpreh optimiste se kësaj radhe Kodi Civil do të votohet dhe nuk do të dështojë si herën e kaluar.
“Gazeta Blic” ka kontaktuar me deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe e ka pyetur se si do të jetë vota e saj nëse ky Projekt Kod vjen për votim në Kuvend.
Musliu-Shoshi tha në përgjigjen e saj se kanë vendim nga Këshilli Drejtues i Partisë se nuk do të votojnë asnjë iniciativë të Qeverisë dhe asnjë projektligj.
“Kemi vendim nga Këshilli drejtues i partisë që nuk do të votojmë asnjë iniciativë të Qeverisë pra asnjë projektligj” tha shkurt Musliu-Shoshi.