Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

    02/05/2024 20:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Pas qëndrimeve të hapura që kanë shprehur Gjermania dhe Franca se Kosova duhet të nisë punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në mënyrë që të anëtarësohet Këshillin e Evropës, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi.

    Ajo ka thënë se shtetet mike nuk po kërkojnë asgjë më shumë nga ato që është dakorduar kryeministri i vendit, Albin Kurti në marrëveshjen e Ohrit.

    Musliu-Shoshi në një intervistë për “Telegrafin” ka thënë se shtetet mike të Kosovës po kërkojnë zbatim të asaj që qeveria është dakorduar në Marrëveshjen e Ohrit.

    Sipas deputetes së PDK-së, ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, “prandaj ata po kërkojnë hapa të prekshëm”.

    “Këto janë deklarime të shteteve tona mike që edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në fjalimet e tyre kanë qenë edhe si kërkesë që të ketë hapa të prekshëm sa i përket zotimit për zbatim të Asociacionit. Tani nuk janë duke kërkuar asgjë ndërkombëtarët çka nuk është dakorduar Kurti në Marrëveshjen e Ohrit. Pra po kërkojnë zbatim. Mirëpo, marr parasysh faktin që tanimë kanë humb besimin në zotimet e kësaj qeverie edhe në implementimin e tyre, vlerësoj që kërkojnë hapa të prekshëm sa i përket kësaj kërkese të tyre në mënyrë që të kemi votën në mbledhjen e Komitetit të Ministrave”, ka thënë Musliu-Shoshi

    Po ashtu, deputetja e PDK-së, ka thënë se qeveria duhet të ketë koordinim të plotë me aleatët tanë ndërkombëtarë.

    Ajo ka potencuar se qeveria duhet të lobojë edhe tek vendet të cilat janë jo njohëse të Republikës së Kosovës, por janë anëtare dhe kanë votë në Komitetin e Ministrave të KiE.

    “Ajo çka unë vlerësoj është që të ketë koordinim të plotë dhe të merren parasysh kërkesat e aleatëve tanë sidomos të shteteve njohëse e po ashtu të lobojë edhe tek vendet të cilat nuk e kanë njohur Republikën tonë”, ka thënë Musliu-Shoshi.

    E pyetur se ç’mendon për lobimin e Serbisë për mos anëtarësimin e Kosovës në KiE, ajo ka thënë: “Nuk pritet dhe nuk besoj që ka shqiptarë që pret që Serbia të lobojë për anëtarësim të Kosovës në asnjë organizatë apo të njihet si shtet. Pra mos lobimi i saj, normal që është i pritshëm, e dimë që shkel edhe Marrëveshjen e Ohrit. E dimë që shkelë dhe marrëveshjet paraprake të Brukselit, mirëpo Serbia nuk ka respektuar asnjë marrëveshje të arritur deri më tani. Pra, nuk është asgjë e re dhe që Serbia ka një lobim të fuqishëm, të jashtëzakonshëm kundër Republikës së Kosovës, kjo është evidente”.

    “Tani aty janë 46 vende anëtare, e nga 46, 34 e kanë njohur Republikën e Kosovës, mirëpo neve na duhen 31 vota, në mënyrë që të anëtarësohemi. Shpresoj dhe inkurajoj qeverinë, kryeministrin, ministren e Punëve të Jashtme, presidenten që të mos kursejnë asgjë dhe të bëjnë lobim, sepse është momentumi që Kosova ta shfrytëzojë dhe të jetë anëtare e plotë në organizatën më të rëndësishme politike që është Këshilli i Evropës”, ka thënë Musliu-Shoshi.

    Ndryshe, kanë mbetur dhe disa ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës (KiE) e cila pritet të mbahet këtë muaj për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

    Artikuj të ngjashëm

    Musliu-Shoshi kritikon Kurtin: Historia do të të njohë si përçarës të kombit shqiptar

    Musliu-Shoshi: Dejona kontrollon gjithçka me urdhër të Albinit

    Musliu-Shoshi në Strasburg, po merr pjesë në sesionin vjeshtor të asamblesë parlamentare të KE-së

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.