Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Musliu: Qe 24 vjet Albin Kurti vepron kundër shtetit të Kosovës

    09/08/2025 14:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është e mendimit se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, për më shumë se dy dekada ka vepruar kundër shtetit të Kosovës.

    Musliu shtoi se që nga dita e daljes së tij nga burgu, Kurti ka kanalizuar energjinë e tij jo për forcimin e shtetësisë, por për “minimin sistematik” të saj, duke e sfiduar, delegjitimuar dhe në fund nënshtruar shtetin.

    “24 vjet kundër Kosovës. Për të luftuar me kaq këmbëngulje kundër shtetit tënd për më shumë se dy dekada, duhet të jesh deri në palcë i mbushur me urrejtje dhe çmenduri. Që nga dita kur ka dalë nga burgu, Albin Kurti e ka kanalizuar energjinë e tij, jo për forcimin e shtetësisë, por për minimin sistematik të saj. Në vend që të angazhohet për shtetin që pretendon se e don, ka zgjedhur ta sfidojë, ta delegjitimojë dhe në fund ta nënshtrojë”.

    “E gjithë kjo jo për ideal, por për kontroll”, u shpreh Musliu.

    Tutje, deputetja e PDK-së tha se Kosova nuk ka nevojë për një njeri që, sipas saj, e sheh shtetin si një pronë personale, e demokracinë si një bezdi që pengon agjendat e tij.

    Musliu tha se Kosova nuk mund të mbetet peng i një njeriu “që për mbi dy dekada nuk ka ditur tjetër veçse të përdor çdo mjet për të mohuar dhe për të bastarduar çdo të arritur dhe çdo gjë që e kemi të shenjtë”.

    “Kosova nuk mund të mbetet peng i një përçarësi ekstremist që nuk njeh as komb as Zot. Tani është koha për t’u indinjuar dhe për t’u ballafaquar. Heshtja nuk është më opsion. Për Liri e Demokraci! Kundër Diktaturës”, u shpreh deputetja e PDK-së, Ganimeta Musliu.

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu: Dy të dyshuarit për vrasjen e sotme kanë qëndruar vetëm 3 muaj në paraburgim vitin e kaluar, me ndërprerje nga Gjykata në Prishtinë

    ”Durrësi s’është më si dikur”, pushuesit nga Kosova: Çmimet po rriten vit pas viti 

    Tërmet i fuqishëm në Turqi

    Të Fundit

    Haxhiu: Dy të dyshuarit për vrasjen e sotme kanë qëndruar vetëm 3 muaj në paraburgim vitin e kaluar, me ndërprerje nga Gjykata në Prishtinë

    ”Durrësi s’është më si dikur”, pushuesit nga Kosova: Çmimet po rriten vit pas viti 

    Tërmet i fuqishëm në Turqi

    Vance: Trump dëshiron që konflikti në Lindjen e Mesme të përfundojë shpejt

    Kraki për vrasjen e trefishtë në Gjilan: Prokurorët e gjqytarët i kemi pjesë të bandave kriminale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.