Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në vend, duke thënë se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një skenë teatri, ku, sipas saj, partia në pushtet po luajnë rolin e “duartrokitësve të verbër” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në një reagim publik, Musliu akuzoi Kurtin për mungesë transparence, arrogancë dhe refuzim të dialogut politik, duke shtuar se Kosova po mbetet peng i një lidershipi që vepron i vetëm dhe përjashton të tjerët.
“Kosova nuk ka nevojë për një tribunë, por për udhëheqje që ndërton ura dhe vendos shtetin para egos,” u shpreh ajo, duke bërë thirrje për aktivizim qytetar dhe reagim të përbashkët politik për ta nxjerrë vendin nga ajo që e quajti “kurthi i Kurtit”.