Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me atë se si Shkëlzen Gashi e quajti kryeministrin Kurti me shprehjen “Car”, shkruan GazetaDemos.
Ajo shkruan se cilësimi si Car i Gashit për Kurtin, i zbulon pasionin e tij për traditat politike të despotizmit rus.
“Gjuha shpeshëhere në mënyrë të pavetëdijshme na i pasqyron edhe afinitetet dhe mentalitetin tonë politik të brendshëm, edhe pse nuk e pranojmë hapur. Cilësimi si Car nga ana e analistit Shkelzen Gashi për kryeministrin Kurti, mbase në mënyrë të pavetëdijshme ia zbulon pasionin e tij për traditat politike të despotizmit rus. Sepse carizmi si mentalitet dhe trashëgimi politike lidhet vetem me këtë vend. Dhe nuk i takon traditave politike demokratike dhe kushtetuese perëndimore, të cilën këta fantaike pretendojnë se e mbrojnë”, shkroi ajo.
Tutje, Musliu tha se analisti Gashi po tenton që përmes Kryeministrit Kurti ta imponojë modelin e carizmit, por që sipas aj ky sistem do të dështoj për arsye se vendi ynë ka bërë luftë për liri.
“Madje edhe para triumfit të demokracive liberale, shtetet e provinences perëndimore e kanë njohur modelin e monarkisë absolute, por kurrë atë të carizmit, të cilin siç po duket Shkelzen Gashi, tenton ta ta imponoj nëpërmjet Albin Kurtit. Por kjo përpjekje e tij traumatike, politikisht do të dështojë turpshëm, sepse ky vend ka derdhur gjak dhe ka bërë një luftë lapidare për liri së bashku me botën perëndimore për t’u bërë pjesë e universit demokratik, e kundër despotizmit siberik rus”, përfundoi deputetja e PDK-së.
Postimi i plotë:
Gjuha shpeshëhere në mënyrë të pavetëdijshme na i pasqyron edhe afinitetet dhe mentalitetin tonë politik të brendshëm, edhe pse nuk e pranojmë hapur. Cilësimi si Car nga ana e analistit Shkelzen Gashi për kryeministrin Kurti, mbase në mënyrë të pavetëdijshme ia zbulon pasionin e tij për traditat politike të despotizmit rus. Sepse carizmi si mentalitet dhe trashëgimi politike lidhet vetem me këtë vend. Dhe nuk i takon traditave politike demokratike dhe kushtetuese perëndimore, të cilën këta fantaike pretendojnë se e mbrojnë. Madje edhe para triumfit të demokracive liberale, shtetet e provinences perëndimore e kanë njohur modelin e monarkisë absolute, por kurrë atë të carizmit, të cilin siç po duket Shkelzen Gashi, tenton ta ta imponoj nëpërmjet Albin Kurtit. Por kjo përpjekje e tij traumatike, politikisht do të dështojë turpshëm, sepse ky vend ka derdhur gjak dhe ka bërë një luftë lapidare për liri së bashku me botën perëndimore për t’u bërë pjesë e universit demokratik, e kundër despotizmit siberik rus.