Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së VV-së Arbëreshë Kryeziu-Hysenit, e cila përmendi sot se do t’i votonte dy kandidatë të PDK-së për kryeparlamentar.
Ajo kujtoi se kjo zonjë ka qenë kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në kohën kur Nait Hasani u përjashtua nga Ambasada e Kosovës në Shqipëri, duke vënë në dukje se në asnjë qeveri tjetër nuk është parë një trajtim i tillë.
”Kjo zonja ka qenë kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë kur Nait Hasani është dëbu nga Ambasada e Kosovës në Shqipëri. Si në asnjë qeveri më parë, në qeverinë KURTHI janë përndjekur pjestarët e UÇK-se dhe familjet e dëshmorëve”.