sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Musliu: Edhe nesër anëtarët e partisë kanë të drejtë që të kandidojnë për kryetar të PDK-së

    02/07/2021 16:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë që anëtarët e partisë mund të kandidojnë edhe nesër gjatë Konventës për kryetar partie. Ajo në emisionin “Frontal” deklaroi se në rast se Konventa e miraton kandidimin e tyre, të njëjtit hyjnë në garë për t’u votuar për kryetar të PDK-së.

    E për të kandiduar për të parin e partisë, Musliu tha se i kanë ftuar të gjithë anëtarët e partisë që janë të interesuar.

    “Kemi bërë ftesë që kushdo që është i interesuar që të kandidojnë. Deri më tani e kemi vetëm një kandidaturë zyrtare, por që është shumë serioze. Nesër mundet që eventualisht dikush ta paraqes kandidaturën në Konventë, por duhet ta aprovojë Konventa me 2/3 e votave”, ka thënë ajo në “Frontal”.

    Më tutje ajo tha se mundësinë e kandidimit, PDK-ja e ka zgjatur edhe për një ditë, por që askush tjetër përveç Memlit Krasniqit nuk ka shprehur dëshirë që të zgjidhet i parti i partisë.

    “Ne e kemi zgjatur afatin por përfundoi vetëm me kandidaturën e Memli Krasniqit. Mendoj që z.Hoxhaj e ka marr PDK-në në një kohë shumë të ndjeshme kur ka ndodhë, një goditje e rëndë jo vetëm për PDK-në por për gjithë Kosovën. Pra ishte arrestimi i liderëve tanë nga Gjykata Speciale dhe ka arrit me shumë mund dhe angazhim që në zgjedhjet e fundit PDK-ja të jetë partia e parë opozitare dhe e ka ruajtur balancën politike brenda partisë”, deklaroi deputetja e PDK-së.

    Krasniqi komentoi edhe moskandidimit të Enver Hoxhajt për kryetar. Sipas saj, Hoxhaj ka dhënë argumente të arsyeshme se pse nuk ka zgjedhur që t’i hyjë garës për karrigen e kryetarit të PDK-së.

    “Sa i përket mundësisë se pse është tërhequr nga kandidatura, ai dje i dha ato dhe nuk kam çfarë të shtojë më shume sesa që tha dje z.Hoxhaj. kemi pasur fatin që të bashkë rrugëtojmë në këtë sfidë që e ka pasur PDK-ja”, tha ajo.

    Fjalë të mira ajo pati edhe për kohën sa Hoxhaj e udhëhoqi partinë në mungesë të kryetarit Kadri Veseli.

    “Nuk është dashur ndoshta që z.Hoxhaj ta bëjë garën vetëm sa për ta bërë garën. Z.Hoxhaj është politikan i kalibrit evropian sepse ka përvojë të gjatë në pozita brenda dhe jashtë vendit. Por ajo çfarë mund të them tani për tani është se PDK-ja ka kaluar në një rrugë jo të lehtë këtyre ditëve dhe unë e kuptojë ngurrimin e politikanëve të tjerë për të garuar. Jam e bindur që z. Krasniqi është i bindur për këtë dhe ne si anëtarë të PDK-së duhet ta mirëkuptojmë dhe ta mbështesim fuqishëm që PDK-në ta kthejmë në vendin ku e meriton”, deklaroi Musliu.

    “Mendoj që shumë më mirë është që të shkojmë kështu në Konventë sesa me improvizime. Ne kemi mundur që të gjejmë kandidatë por nuk e kemi bërë. Mbi të gjitha dhe para së gjithësh kuadrot e PDK-së janë shumë të përgjegjshme dhe e kuptojnë qartë pozicionin që e ka PDK-ja, gjendjen që po kalon partia dhe veprimet që duhet në ndërmerren”, tha ndër të tjera ajo.

    Musliu theksoi se asnjë zyrtarë i PDK-së nuk i njeh më mirë proceset në parti sesa Memli Krasniqi.

    “Asnjë më mirë se Memli Krasniqi nuk i njeh proceset në PDK. E njoh saktë dinamikën e punës së tij dhe shpresoj shumë që do të na e krijojë një ekip të mirë që do të mbajë përgjegjësi për rezultatet e PDK-së në të ardhmen. Ne jemi të detyruar që ta mbajmë këtë Konventën. Nuk po e bëjmë nga vetëkënaqësia”, deklaroi ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Musliu: Të kontrollohen për armë të gjitha objektetet fetare – manastire, kisha e xhami

    Musliu: AKI-ja ka qenë në krye të detyrës në mbrojte të vendit, Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit

    Musliu: Çka është mjaft është mjaft, të mos lejojmë deputetët e Listës Serbe të futen në Kuvend

    Të Fundit

    Scholzi e Macroni do tentojnë t’i bëjnë bashkë Osmanin e Vuçiqin në Granada

    Aida Doçi shfaqet me fustan nusërie, kjo është arsyeja

    Tetë të vdekur e 23 të zhdukur nga përmbytjet në Indi

    Scholzi kërkon zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë

    Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.