Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Musliu: Albin Kurti po i ndëshkon me buxhet qytetarët e komunave ku nuk udhëheq VV

    16/11/2023 18:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka cilësuar Qeverinë Kurti hakmarrëse dhe inatçore, e cila po i penalizon në shpërndarje të buxhetit komunat që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Musliu, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për projektbuxhetin për vitin 2024 ka theksuar se në katër komuna ku qeverisë Vetëvendosja  është ndarë dukshëm ma shumë  ose miliona buxhet me shumë se  në komunat ku qeverisin partitë tjera.

    “Për komunën e Kamenicës e cila qeveriset nga Vetëvendosja, qeveria ka ndarë 2 100 000 euro. Për Komunën e Shtimes ku qeveris ’’çlirimtari’’ i Vetëvendosjes  janë ndarë buxhet 2 333 333 euro. Për komunën e Gjilanit që qeveriset nga Vetëvendosja janë ndarë buxhet 6 800 000. Për komunën e Podujevës që po ashtu qeveriset nga Vetëvendosja janë ndarë buxhet  1 875 000 euro.

    Pra në të gjitha komunat e lartëcekura qe qeverisen nga Vetëvendosja është buxhet milionësh dhe unë personalisht nuk kam asgjë kunder dhe e përshendes ndarjen e këtij buxheti për të cilin qytetaret kanë nevojë. Mirëpo, këtë ndarje buxhetore e shëmton inati dhe hakmarrja e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të atyre komunave që nuk ja besuan pushtetin Vetëvendosjes  të cilat janë diskriminuar e po diskriminohen nga Albin Kurti me këtë buxhet. Në  komunen e Vushtrrisë ku qeverise Partia Demokratike e Kosovës janë ndarë vetem  650 000 euro. Në  komunen e Prizrenit ku qeverise Partia Demokratike e Kosovës janë ndarë vetem  900 000 euro. Dhe krahasone numrin e popullsisë se Prizrenit me atë të Shtimes apo të Kamenicës. Në komunen e Suharekës ku qeverise Aleanca për Ardhmerinë e kosovës janë ndarë vetem  100 000 euro. Në  komunen e Drenasit  ku qeverise Partia Demokratike e Kosovës janë ndarë vetem 185 000 euro. Në  komunen e Lipianit  ku qeverise Lidhja  Demokratike e Kosovës janë ndarë vetem 400 000 pra asnjëra nga këto komuna nuk e prek shifrën një milionëshe prandaj kjo e bënë të shëmtuar e diskriminues  ndarjen buxhetore për vitin 2024”, tha Musliu.

    Ajo tha se duke e ditur që amandamentet e opozitës nuk kalojnë vetëm pse ata i propozojnë, ka kërkuar nga kryetari komisionit parlamentar për buxhet Armend Muja të propozojë një amandament për ndarjen e buxhetit për ndërtimin e objektit të ri shkollor për shkollën  “Abdullah Shabani” në Mitrovicë.

    “Arsyeja e këtij propozimi mbështetës në dëshmi faktike, duke pasë parasysh gjendjen në të cilën është kjo shkollë e cila është shumë e vjetër dhe daton nga viti 1943. Kjo shkollë ka pësuar edhe dëmtime të rënda gjatë luftës se fundit në Kosovë dhe ka problem të infrastrukturore. Mësimdhënësit në këtë shkollë hasin  në shumë vështirësi në realizimin e planprogramit për arsye objektive ,që kjo shkollë nuk i  plotëson kushtet për zhvillimin e metodologjive sipas kërkesave të arsimimit të mirëfilltë. Bodrumet  e kësaj shkolle  ku janë të sistemuar klasat e parafillorëve që shënon edhe hapin e parë drejt nxënies së  dijes për parafilloristët mbanë erë myku e lagështie dhe përveç pasoja shëndetësore tek fëmijët është edhe mjaft demotivues si ambient. Oborri i shkollës i demoluar shumë i papërshtatshëm sidomos në kushtet atmosferike në stinën  e vjeshtës dhe dimrit. Kjo shkollë përballet me mungesë të  hapësirave rekreative për nxënësit ku gjatë stinëve të ftohta është e pamundur të zhvillohen aktivitete sportive.  

    Ndërtimi i kësaj shkolle është urgjencë   para se të ndodhë ndonjë tragjedi“, tha ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.