Gjatë fjalës së tij të lamtumirës, presidenti amerikan i dhuroi Musk një çelës të artë për ta falënderuar për punën e tij.
Bëhet e ditur se dyshja mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, shkruan skynews.
Kjo për të njoftuar zyrtarisht fundin e mandatit të Musk në qeveri.
“Elon nuk po largohet me të vërtetë. Ai do të jetë këtu. Shërbimi i tij ndaj Amerikës është i pashembullt në historinë moderne”, tha Trump në fillim.
Edhe Musk konfirmoi se do të vazhdojë të ketë ndikim në Shtëpinë e Bardhë.
“Ky nuk ishte fundi i DOGE, ky ishte në fakt fillimi”, tha miliarderi.