Lajme

Mushkolaj: Liburn Aliu nuk u largua për emërimin e Dimal Bashës kryekuvendar, por për t’u akomoduar në Shqipëri

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pas emërimit të Liburn Aliut, si drejtor në Portin e Durrësit. Ai beson se largimi i tij nga pozita e ministrit në Kosovë, nuk ka qenë si shkas i emërimit të Dimal Bashës kryekuvendar.

Mushkolaj beson se emërimi i tij në Portin e Durrësit si drejtor, ishte arsyeja kryesore e largimit nga politika në Kosovë.

Duke e përshkruar qeverisjen e tij si ministër, Mushkolaj s’pret rezultat nga Aliu në pozitën e re, madje reagimin e përfundon duke thënë se “nëse qeveris si n’Kosovë, Portin e Durrësit e ka hangër dreqi”.

“Fiks para dy muajsh Liburn Aliu u largu nga qeveria e Albin Kurtit kinse i pakënaqun me zgjedhjen e Dimal Bashës kryetar Kuvendi. Edhe atëherë dihej që ajo nuk ishte arsyeja e vërtetë, por vetëm shkas që të akomodohej në Shqipëri. Përfundoi drejtor i Portit të Durrësit.

Largimi i tij nga qeveria u analizua kryesisht në raport me VV’në. Por, më e rëndësishme se kjo është qeverisja e tij e dobët si ministër i sektorëve shumë të rëndësishëm. Mjafton të shihet gjendja me rrugët që nuk po përfundojnë ende, gjendja me mjedisin e planifikimin hapësinor. Skandalet rreth tij e ministrisë së udhëhequr nga ai janë tjetër muhabet.

Nëse qeveris si n’Kosovë, Portin e Durrësit e ka hangër dreqi!”, tha Mushkolaj.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button