Lajme

Mushkolaj: Këshilli i Përgjithshëm i VV-së më shumë hapje e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet nacionalese se sa mbledhje partiake

Analisti Imer Mushkolaj në emisionin Debat Plus ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka tingëlluar më shumë si hapje e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet nacionale.

Ai, me cinizëm, ka deklaruar se ishte befasi emri i Albin Kurtit në Këshillin e Përgjithshëm të LVV-së që është mandatuar për kryeministër.

“Krejtve na ka befasu. Është zgjedhje e Vetëvendosjes, tek e fundit nuk i përzihem. Ky Këshill i Përgjithshëm, Ermal, më shumë tingëlloi si hapje e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet nacionale”, ka thënë ai.Mushkolaj shtoi se Kurti në këtë këshill ka folur për gjëra që i kemi dëgjuar edhe para 9 shkurtit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button