Nga viti 2021 më shumë se 5 mijë punëtorë janë formalizuar si të rregullt, ndërsa numri i atyre pa kontrata vazhdon të jetë i lartë. Vitin e kaluar, ATK-ja ka identifikuar 4 mijë punëtorë.
Ndërsa ndërtimtaria po konsiderohet si sektori më problematik që i punëson pa kontrata. E nga Inspektorati i Punës, sfidë e shohin numrin e vogël të inspektorëve, pasi aktualisht janë vetëm 33.
Këto u bën të ditur në diskutimin e organizuar nga Administrata Tatimore të Kosovës me Iniciativën Kosovare për Stabilitet – IKS me temën “formalizimi i punësimit”,
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se institucioni që ai e drejton është lider në Ballkani Perëndimor sa i përket rritjes së të hyrave tatimore.
Ai tha se vetëm vitin e kaluar, kanë identifikuar më shumë se 4 mijë punëtorë që punojnë pa kontrata.
“ATK-ja si institucion është një prej institucione që çdo ditë po tregon që është lidere prej institucioneve edhe në rajon. Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar e ka pasqyruar se ATK është lidere në Ballkanin Perëndimor në rritjen e të hyrave tatimore në vitet 2020-2022. Këto të hyra i atribuohen rritjes së formalizmit dhe pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen ekonomike. Për punësimin joformal, ne kemi përgatitë planin e veprimit ose projekte të veçanta për trajtimin e këtij fenomeni”, tha ai.