Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Murati: Vendi mund t’i humbë 90 mln euro të BB-së nëse Kuvendi s’konstituohet deri në shtator

    23/06/2025 10:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka alarmuar se 90 milionë euro që Banka Botërore i ka alokuar për Kosovën, mund t’i merren vendit dhe t’i jepen një shteti tjetër nëse nuk kjo nuk ratifikohet deri në shtator.

    Ai ia la fajin partive tjera për moskonstituimin e Kuvendit, pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ndonjë marrëveshje politike, siç kishte thënë, për ta zhbllokuar ngërçin politik.

    “Janë 90 milionë euro të alokuara nga Banka Botërore për Kosovën, të cilat po presin ratifikimin nga Kuvendi që nga muaji maj i vitit të kaluar. Ky lloj financimi është i veçantë sepse ka kamatë 0%. Shumë shtete do të dëshironin të përfitonin nga një financim i tillë, por Kosova është ndër shtetet e rralla që ka përfituar falë reformave të ndërmarra dhe menaxhimit të mirë të financave publike. Partitë opozitare gjatë legjislaturës së kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin, ndërsa tash po e pamundësojnë edhe konstituimin e legjislaturës së re duke mos marrë fare pjesë në votim, duke prolonguar kështu ratifikimin e kësaj marrëveshjeje”, shkroi Murati.

    “Por Banka Botërore e as bota nuk mund të na presin pafundësisht. 🚨 Nëse marrëveshja për 90 milionë euro me kamatë 0% nuk ratifikohet deri në shtator, ekziston rreziku shumë i lartë që këto mjetet t’i merren Kosovës dhe ti jepen një shteti tjetër”, shtoi ai.

    Murati thotë se “është jetike që opozita të reflektojë dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit, e pastaj edhe të votojë këtë marrëveshje”.

    “Inatet politike nuk do të duhej t’i kushtonin shtetit tonë”, shkroi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Bajrami për Muratin: Mos dezinformo, bllokuesit e Kuvendit jeni ju – keni shkatërruar vendin

    Tahiri para seancës së 36-të: Humbësi i këtyre zgjedhjeve është Vetëvendosje

    Abdixhiku shkruan për Prishtinën: Një tjetër ditë me plot punime

    Të Fundit

    Bajrami për Muratin: Mos dezinformo, bllokuesit e Kuvendit jeni ju – keni shkatërruar vendin

    Tahiri para seancës së 36-të: Humbësi i këtyre zgjedhjeve është Vetëvendosje

    Abdixhiku shkruan për Prishtinën: Një tjetër ditë me plot punime

    Murati: Vendi mund t’i humbë 90 mln euro të BB-së nëse Kuvendi s’konstituohet deri në shtator

    Alarmon kreu i naftëtarëve: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.