Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Murati: Rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë Kurti

    16/01/2025 14:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë Kurti.

    Murati ka thënë se qeveritë e kaluara e kanë rritur buxhetin për paga për 130 milionë euro për 6 vite qeverisje, kurse sipas tij Qeveria Kurti e ka rritur buxhetin e pagave të rregullta për 291 milionë euro për vetëm 4 vite.

    Ai ka shtuar se janë e vetmja qeveri që i kanë rritur pagat 3 herë brenda mandatit pasi siç ka thënë gjatë qeverisjes së tyre është rritur edhe ekonomia, e edhe punësimi si asnjëherë më parë.

    “Rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë Kurti. Këtë e konfirmojnë numrat në grafikun më poshtë, të cilët paraqesin shpenzimin e buxhetit për paga nëpër vite, përfshirë edhe buxhetin e miratuar për vitin 2025.  Pra shifrat zyrtare, të nxjerra nga të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë të kundërtën e asaj që shpesh dëgjohet nëpër studio televizive nga opozita apo analistët e tyre. Ata para nesh patën rritur buxhetin për paga për 130 milionë euro (64+66) për 6 vite qeverisje, kurse ne efektivisht e kemi rritur buxhetin e pagave të rregullta për 291 milionë euro për vetëm 4 vite. Pra, Qeveria Kurti ka rritur buxhetin për paga, e rrjedhimisht edhe pagat, më shumë se dyfishi i rritjes që kanë bërë para nesh dy qeveritë bashkë: PDK-LDK dhe PDK-AAK-Nisma. Jemi qeveria e vetme që ka rritur pagat 3 herë brenda mandatit. Dhe kjo ka ndodhur sepse gjatë qeverisjes sonë është rritur edhe ekonomia, e edhe punësimi si asnjëherë më parë. Të nderuar qytetarë, kjo tregon më së miri se kush e ka seriozisht, e kush bën premtime që as vet s’u besojnë vetëm sa për ta kapur ndonjë votë”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.