Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin për faljen e tatimit në pronë të paluajtshme.
Murati tha se kjo bllokadë është bërë nga opozita, ndërsa theksoi se kritikat dhe akuzat ndaj qeverisë kanë qenë të pabaza.
Ai bëri edhe pak fushatë me këtë rast, duke u shprehur se “qytetarët do ta mbajnë mend këtë”.
“Të gjitha kritikat e akuzat ndaj Qeverisë për këtë temë kanë qenë të pabaza, dhe kjo gjë edhe u dëshmua tani. Qytetarët tashmë e kanë kuptuar se opozita synim të vetëm e ka bllokimin e shtetit, qoftë edhe në kurriz të qytetarëve. Qytetarët do ta mbajnë mend këtë”, deklaroi Murati.
Gjykata Kushtetuese publikoi sot aktgjykimin në lidhje me ligjin për faljen e tatimit në pronë të paluajtshme.
Aty u tha se vendimi për faljen u mbetet komunave.