Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Murati merr pjesë në Seancën Plenare të Bordit të Guvernatorëve të BERZH

    16/05/2024 13:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në kuadër të takimeve të 33-ta vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që po zhvillohen në Yerevan të Armenisë, sot u mbajt Seanca Plenare e Bordit të Guvernatorëve të BERZH.

    Në këtë seancë po merr pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati krahas përfaqësuesve tjerë të shteteve anëtare të këtij institucioni.Gjatë diskutimit, Ministri vuri në dukje performancën e mirë të ekonomisë së Kosovës, duke nënvizuar përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë për të qenë të vëmendshëm ndaj zhvillimeve globale dhe për të mbështetur në mënyrë aktive qytetarët dhe bizneset në tejkalimin e sfidave me të cilat u ballafaquan.

    Megjithatë, marrë parasysh ndikimin mbi-proporcional që rritja e normave të interesit ka në ekonomitë në zhvillim, Ministri Murati theksoi rëndësinë e nevojës për rritje të mbështetjes për sektorin privat nga ana e BERZH-it në mënyrë që të mos ketë mungesë të likuiditetit në treg.

    Ministri Murati nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucione si BERZH, që luajnë një rol kyç në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë në rajon. Ai ripërsëriti përkushtimin e Kosovës për të punuar ngushtë me BERZH dhe për të thelluar bashkëpunimin në projekte që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.