Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ministria të cilën e udhëheqë ka ndarë fonde shtesë “për një projekt në të cilin përfitojnë pakicat”.
Sipas tij, ndarja e këtyre mjeteve erdhi si pasojë e “mungesës së disbursimit nga BE-ja si rezultat i masave të vendosura kundër Kosovës”.
“Për shkak të mungesës së disbursimit nga BE-ja si rezultat i masave të vendosura kundër Kosovës, na është dashur të ndajmë fonde shtesë për një projekt në të cilin përfitojnë pakicat, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia. Masat duhet të hiqen, pasi kanë humbur qëllimin dhe po sjellin pasoja të padëshiruara.” – tha Murati.