Lajme
Murati i përgjigjet Abdixhikut: Po bën fushatë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, në vend që të shpjegojë pse s’u votua buxheti
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar se po merret me fushatë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, në vend se të sqarojë pse LDK-ja nuk e votoi buxhetin e Prishtinës për vitin 2025.
Murati tha se mosvotimi i buxhetit të Prishtinës, por edhe i buxhetit të RTK-së dhe të shtetit për vitin 2026, rrezikon pagat, pensionet dhe shërbime të tjera esenciale.
Ai e quajti qasjen e Abdixhikut “të turpshme”.