Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar deputetës së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se kryeministri Kurti dhe ministri Murati kanë kundërthënie mes vete për numrin e të punësuarve.
Murati ka thënë se nuk po i ecë ekonomia Bajramit dhe se s’ka kundëthënie e demantim.
“Pra edhe kësaj radhe as nuk ka demantim e as kundërthënie, por vetëm shpërfaqje e njohurive të kufizuara që Hykmetja ka për fushën, sikurse çdoherë tjetër.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i tij:
Hykmetja përsëri çohet vullnetare me u pyet, por përsëri s’ka msu. S’kish qenë keq me provu ndonjë drejtim tjetër, sepse ekonomia nuk po i ecë.
Më poshtë e keni grafikonin që paraqet numrin e të punësuarve nëpër vite, sipas ASK-së.
Po ta kishte lexuar Hykmetja me kohë atë çfarë kam shkruar para mëse 1 muaji, do ta dinte që viti 2019, si vit zgjedhor ka sezonalitet shkaku deklarimit si të punësuar i komisionerëve e vëzhguesve të angazhuar në procesin zgjedhor.
Pra edhe kësaj radhe as nuk ka demantim e as kundërthënie, por vetëm shpërfaqje e njohurive të kufizuara që Hykmetja ka për fushën, sikurse çdoherë tjetër.