Lajme

Murati i kritikon supermarketet – pasi tha se qarkullimi i bizneseve në Kosovë ka arritur rekord prej 10.7 miliardë eurove

Ministrit në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se qarkullimi i bizneseve në Kosovë ka arritur një rekord prej 10.7 miliardë eurove për 6 muajt e parë të vitit 2025.

Sipas Muratit, kjo shifër paraqet një rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur qarkullimi ishte 9.7 miliardë euro.

Ai theksoi se kjo është rezultat i politikave qeveritare për mbështetjen e bizneseve, përfshirë fondin për Garanci Kreditore, subvencionimeve, rritjen e fuqisë blerëse, etj.

Ndër tjera, Murati gjithashtu tha se rritja më e madhe ka ndodhur tek produktet bazike ushqimore, si rezultat i pangopshmërisë së supermarketeve, teksa nisi kritika edhe ndaj LDK-së.

“Dhe kur jemi te rritja e çmimeve, rritja më e madhe ka ndodhur tek produktet bazike ushqimore, një pjesë si rezultat i rritjes globale të çmimeve, por pjesa më e madhe e rritjes ka ardhur si rezultat i pangopshmërisë së supermarketeve – gjë që dëshmohet edhe me rritjen e fitimit neto të tyre.

Dhe ishte pikërisht LDK-ja me ekonomistët e saj, që sot derdhin lot krokodili për inflacionin, të cilët e kundërshtuan Ligjin për Çmime Tavan, për të mundësuar supermarketet të rrisnin çmimet në kurriz të qytetarëve”.

Back to top button