Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Murati e quan institucion të kapur OSHP-në që pezulloi tenderin 137 milionësh të KEK: Opozita po gëzohet

    04/07/2025 13:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Tenderi për “Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A, me vlerë 137,340,000 Euro, është pezulluar dje nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), vetëm një ditë para afatit përfundimtar për dorëzimin e ofertave.

    Për këtë  çështje ka shkruar ministri në dorëheqje, Hekuran Murati, i cili OSHP-në e quajti “institucion të kapur nga opozita”.

    “Sa herë që KEK tenton të regjenerojë kapacitetet, disa nga opozita mobilizohen me të gjitha institucionet e kapura që të pengojnë çfarëdo pune që do rriste sigurinë e furnizimit apo edhe kapacitetet gjeneruese nga KEK. Rastin më të fundit e keni tenderin për rehabilitim të bllokut A3, për të cilin Hykmetja që nga dita e parë ka sulmuar ndërmarrjen. Sot, Hykmetja i qenka gëzuar lajmit se tenderi qenka pezulluar me urdhër të OSHP-së, me arsyetimin se tenderi ka kritere diskriminuese për kompanitë lokale (cila kompani lokale ka kapacitet për rindërtim të termocentraleve se?)”, ka shkruar Murati.

    Për këtë pezullim, Murati akuzoi “opozitën” dhe tha se tash do të ketë vonesa në rehabilitimin e bllokut A3.

    “Pra në vend se puna të ecte dhe blloku A3 të rehabilitohej sa më shpejtë, do të kemi vonesa të reja, sepse opozitës i pengon çfarëdo rritje e kapaciteteve publike”.

    “Ngjashëm e patën sulmuar edhe kontratën me General Electric për ndërrim të turbinave të TC Kosova B1 dhe B2, projekt që rrit jetëgjatësinë e dy blloqeve dhe shton kapacitetin gjenerues. Ngjashëm e kanë bllokuar edhe marrëveshjen me EIB për 100 MË energji solare në KEK. Ngjashëm e patën bllokuar edhe projektin e Bilfinger për rehabilitimin e komplet blloqeve të TC Kosova A, madje kjo ka ndodhur kur Hykmetja ka qenë ministre.  Pra, sa herë që KEK tenton të rrisë kapacitetin furnizues, i shihni se si bëjnë çmos që ta pengojnë e vonojnë, këta që vazhdimisht pretendojnë se ua qajnë hallin qytetarëve. Vlerësojeni vetë të dashur qytetarë se kush po i shërben mafisë energjetike?”, ka shkruar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Inter u mundua ta rrëmbejë para Milanit – Ardon Jashari refuzoi

     Lladrovci: PDK në Drenas miratoi unanimisht listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal

    Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

    Të Fundit

    Inter u mundua ta rrëmbejë para Milanit – Ardon Jashari refuzoi

     Lladrovci: PDK në Drenas miratoi unanimisht listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal

    Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

    Ndodh mrekullia – 31 punëtorë shpëtojnë nga shembja e tunelit në Los Angeles

    Aksioni kundër fajdes në Prizren, konfiskohen 5 mijë euro 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.