Murati: 10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati, njoftoi se 10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës!.

Murati tha se dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës.

Ai thekson se ky emetim është përmbyllur me sukses dhe falënderon bashkatdhetarët për mbështetjen.

Postimi i plotë:“10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës!Dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës. Ky emetim u përmbyll me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë.Mjetet nga Bonot e Diasporës ne do t’i përdorim për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe që tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë.Më duhet t’i falenderoj të gjithë bashkatdhetarët për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit, dhe për besimin në shtet. ❤️

Reklama