Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Munih: Burri ther me thikë gruan në sy të djalit 7-vjeç, raportohet se të dy janë nga Kosova

    09/04/2025 23:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një person i dyshuar, Samson K. (33-vjeç) raportohet të ketë therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31-vjeçe).

    Raportohet se viktima ka pranuar pesë therje me thikë.

    Siç raporton media gjermane “Bild”, i dyshuari pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë. Një dëshmitar e ka fotografuar atë, transmeton Klankosova.tv.

    Sabrina K. u lëndua rëndë. Foto: Private
    BILD thotë të ketë informacione mbi të kaluarën e çiftit.

    Samson dhe Sabrina kanë qenë të martuar për disa vite, dhe kanë dy fëmijë bashkë: një vajzë katër vjeçe dhe një djalë 7-vjeç. Raporti mes dy kosovarëve ka qenë i çarë për vite, dhe thuhet të kenë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme.

    Sipas informacioneve që ka siguruar BILD, Samson K. veçse ka qenë i dënuar për sulm dhe dhunë.


    Më 17 janar, 2024, ai kishte goditur me shuplakë Sabrinën në fytyrë dhe ia kishte shkulur flokët. Për pasojë, viktima kishte përfunduar me buzë të ënjtur dhe e gjakosur, e me disa gërvishtje në fytyrë.

    Samsoni nuk ishte lejuar të kontaktonte bashkëshorten e tij pas një vendimi gjykate. Ai nuk ishte lejuar as t’i afrohet apartamentit më afër se 100 metra. Këtë vendim, ai e kishte shkelur katër herë. Vendimi ka qenë në fuqi deri më 19 korrik, 2024.

    E të martën e kësaj jave ndodhi sulmi brutal. Mesditën e së martës, raportohet se Samson K. kishte dashur ta merrte të bijën nga kopshti. Por, drejtuesit e kopshtit nuk ia kishin dorëzuar atij 4-vjeçaren, e kishin informuar nënën e cila me shpejtësi kishte mbërritur në kopsht dhe e kishte marrë fëmijën. Sabrina K. e kishte dërguar të bijën te shtëpia e një mikeje, dhe kishte shkuar ta merrte të birin nga shkolla.

    Sulmi ndodhi në sy të të birit

    Kur ajo pothuajse mbërriti në prag të shtëpisë së saj bashkë me djalin 7-vjeç, bashkëshorti i saj duket se e kishte e përcjellë. Me një thikë të vogël, Samsoni thuhet ta ketë therur Sabrinën në sy të djalit të tyre.

    E plagosur rëndë, Sabrina u rrëzua përtokë, bashkëshorti i saj qëndroi aty deri në arrestim. Thuhet se ai u tha dëshmitarëve: “Nuk e dini se çfarë më bëri ajo”.

    Se çfarë ka dashur të thotë ai me këtë, nuk dihet. Një mike i tha BILD-it: “Kur u arrestua, më shikoi me fytyrë të ngrirë në sy”.

    Një zyrtare policore u kujdes për fëmijët e çiftit. Ajo mori për dore vajzën e vogël dhe e çoi në një hapësirë me lodra.


    Një polic tjetër po luante me të birin. Se çka do të ndodhë me ta, ende nuk dihet pasi s’ka informacione nëse ata kanë ndonjë të afërm në Gjermani.

    Artikuj të ngjashëm

    Pamje tjera, momenti kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, policët i gjuhen sipër

    “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” me aksion në Lipjan: Poshtë brutaliteti policor

    Vdes zjarrfikësi i përfshirë në aksidentin mes dy kamionëve në Gjakovë

    Të Fundit

    Pamje tjera, momenti kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, policët i gjuhen sipër

    Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar

    Chelsea siguron finalen me stil, pret PSG-në ose Real Madridin

    Disa pushues ia shpëtojnë jetën një kosovari në Velipojë – dalin pamjet

    Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.