Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mundësia që zgjedhjet të mbahen bashkë ende në tavolinë, Cakolli shpjegon tri rrugët – seancat mund të vazhdojnë deri në shtator

    09/06/2025 20:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), pas caktimit të 12 tetorit si datë për zgjedhjet e rregullta lokale, ka thënë se mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në të njëjtën ditë, mbetet ende në tavolinë.

    Cakolli ka shpjeguar tri rrugët kushtetuese që mund të çojnë në këtë opsion, duke shtuar se për të trija, fillimisht nevojitet konstituimi i Kuvendit. Sipas këtyre opsioneve, seancat mund të vazhdojnë deri në shtator, çdo 48 orë.

    Opsioni i parë është shpërndarja e Kuvendit.

    “Pas konstituimit të Kuvendit:  1. Deputetët duhet të votojnë për shpërndarje (minimumi 80 vota);  2. Presidentja, pas dekretit të shpërndarjes, brenda 10 ditësh cakton datën e zgjedhjeve;  3. Zgjedhjet mbahen 30–45 ditë pas shpalljes së datës. Që zgjedhjet të mbahen më 12 tetor, shpërndarja e Kuvendit duhet të ndodhë në periudhën 18 gusht deri më 2 shtator, ndërsa zgjedhjet duhet të shpallen në periudhën 28 gusht deri më 12 shtator (duke respektuar afatin minimal prej 30 ditësh nga shpallja deri te dita e votimit). Kjo do të thotë se deri atëherë mund të ketë edhe deri në 42 seanca tjera të dështuara (çdo 48 orë)”, ka shkruar Cakolli.

    Sipas tij, opsioni i dytë është dështimi për të zgjedhur Qeverinë brenda 60 ditësh.

    “Pas konstituimit të Kuvendit:  1. Presidentja mandaton kandidatin për Kryeministër; 2. Qeveria nuk formohet brenda 60 ditëve;  3. Kuvendi shpërndahet automatikisht;  4. Brenda 10 ditësh shpallen zgjedhjet, të cilat mbahen 30-45 ditë pas shpalljes.

    Që zgjedhjet të mbahen më 12 tetor, ato duhet të shpallen më së voni më 12 shtator. Kjo nënkupton shpërndarje automatike më së voni më 2 shtator. Ndërsa, mandatimi i kandidatit për Kryeministër duhet të ndodhë më së voni më 4 korrik. Kjo do të thotë se deri atëherë mund të ketë edhe deri në 12 seanca tjera të dështuara (çdo 48 orë)”, thuhet në postimin e tij.

    Ndërkohë, opsioni i tretë është dështimi i dyfishtë për të zgjedhur Qeverinë.

    Pas konstituimit të Kuvendit:  1. Presidentja mandaton kandidatin për Kryeministër; 2. Mandatari i parë ka 15 ditë për të siguruar 61 vota;  3. Nëse dështon, Presidentja ka 10 ditë për të mandatuar një tjetër; 4. Mandatari i dytë ka 15 ditë për të marrë miratimin e Kuvendit; 5. Nëse dështohet sërish, Presidentja shpall zgjedhjet; 6. Zgjedhjet mbahen brenda 40 ditësh.

    Për të mbajtur zgjedhjet më 12 tetor, ato duhet të shpallen më së voni më 2 shtator. Ndërsa, Kuvendi duhet të konstituohet më së voni më 23 korrik. Kjo do të thotë se deri atëherë mund të ketë edhe deri në 21 seanca tjera të dështuara (çdo 48 orë)”, përfundon postimi i tij.

    Sot ka dështuar seanca e 29’të për konstituimin e Kuvendit. E radhës është të mërkurën.

    Artikuj të ngjashëm

    Irani qëllon rreth 10 raketa drejt Izraelit, nuk raportohet për të lënduar

    Breshëri raketash balistike nga Irani, dëgjohen sirena në të gjithë Izraelin qendror

    Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

    Të Fundit

    Irani qëllon rreth 10 raketa drejt Izraelit, nuk raportohet për të lënduar

    Breshëri raketash balistike nga Irani, dëgjohen sirena në të gjithë Izraelin qendror

    Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

    Yll Limani shfaq muskujt, po çmend vajzat në bregdet

    Irani thotë se vala e fundit e sulmeve kundër Izraelit do të vazhdojë deri në agim

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.