Mulaj i LDK-së merr mbështetje të madhe në Istog: Istogu i Ibrahim Rugovës u bë njësh si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj ka publikuar pamje pas tubimit madhështor të kësaj partie në Istog, shkruan GazetaDemos.
Mulaj tha se mori mbështetje të fuqishme nga lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe nga kryetari i Komunës Ilir Ferati.
“Istogu i Ibrahim Rugovës u bë njësh si kurrë më parë – të rinj e të vjetër, të bashkuar rreth vizionit të shpresës për ndryshim dhe qeverisje të drejtë me LDK-në”, tha 79-shi i LDK-së.
“Kosovës i duhet ndryshim, andaj të mobilizohemi fuqishëm për ta jetësuar amanetin e votuesit besnik të LDK-së”, shtoi ai.
Postimi i plotë:
Në një tubim madhështor të LDK-së në Istog, mora mbështetje të fuqishme nga lideri i LDK-së, z. Dr. Lumir Abdixhiku dhe nga kryetari Ferati për betejën zgjedhore të 28 dhjetorit. Istogu i Ibrahim Rugovës u bë njësh si kurrë më parë – të rinj e të vjetër, të bashkuar rreth vizionit të shpresës për ndryshim dhe qeverisje të drejtë me LDK-në. Kosovës i duhet ndryshim, andaj të mobilizohemi fuqishëm për ta jetësuar amanetin e votuesit besnik të LDK-së.
#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123