Mujaj: Haradinaj është shembull i politikanit patriot që Kosova e ka pasur rrallë
Mujaj: Haradinaj është shembull i politikanit patriot që Kosova e ka pasur rrallë
Avokati Muhamet Mujaj ka vlerësuar lartë figurën e ish-kryeministrit të Kosovës dhe komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai e ka cilësuar Haradinajn si “një prej politikanëve më modest që ka pasur Kosova”, duke theksuar se shumë prej kontributeve të tij “nuk janë treguar ende publikisht”.
Mujaj ka thënë se Haradinaj “ka dhënë shumë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”, duke e përshkruar atë si një lider të veçantë, mendimi i të cilit, sipas tij, kërkon “mprehtësi dhe inteligjencë për t’u kuptuar në aspektin perëndimor, politik e patriotik”.
I plotë:
Një prej politikanëve më modest që ka pas Kosova. Nuk ka treguar ende publikisht shumë prej gjërave!
Liderit të vetëm deri me tani që ia kam zgjatur dorën. Ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës dhe shtetndërtimin. Duhesh me qenë shumë i sprovuar, i mprehtë e inteligjent me e kuptuar mendimin e tij perëndimor, politik e patriotik.
Propaganda e fëlliqur e njerëz të pa shpirt e shfrytëzojnë ende emrin e tij për qëllime të ulëta elektorale.
PATRIOT i madh që do të mbetet në histori, thirrjes së tij për atdheun kisha me iu përgjigj në çdo kohë pa menduar fare, meqë ai thirrjen çdo herë e ka të sinqertë për Zotin, kombin, familjen e atdhedashurinë.
Duhet me dal disa burra të mëdhenj të kalibrit botëror që me na treguar se kush është Ramush Haradinaj e familja e tij.
Respekt për UÇK-në dhe për familjen Haradinaj e cila meriton dhe ka çdo të drejtë të shijoj jetën dhe lirinë e Kosovës. Kur bijtë e komunistëve u bënë milioner, ne të tjerët që na shtypen nuk paskemi të drejtë të jemi të pasur e as në pushtet.
Keni menduar se duhet me luftuar e më pas me qëndruar në kali apo karroc kuajsh e ju si pasardhës të sistemit të vazhdoni me e shijuar çdo të mirë e çdo pushtet..
Lufta kundër mendësisë së tillë do të vazhdoj pa u dorëzuar..