Uncategorized

Muhaxheri numëron sukseset në Pejë, i reagojnë ashpër kundërkandidatët

Gazmend Muhaxheri ka folur për projektet e realizuar si suksese të tijat, duke thënë se ‘‘Suksesi më i madh i këtyre 4 viteve është ndërtimi i sheshit’’.

‘‘Suksesi më i madh i këtyre 4 viteve është ndërtimi i sheshit, janë dy urat që i kemi ndërtuar për automobile, janë gjashtë/shtatë ura për këmbësorë, është rruga që po ndërtohet në zonën industriale për më i shërby bizneseve që janë në atë zonë. Janë projektet, ose shëtitorja buzë Lumbardhit. Qendrat rinore që janë ndërtuar. Trupat ndriçues që kanë vazhdu me u vendos, Peja është një prej qyteteve më të ndriqume në Kosovë’’, ka thënë ai në Pressing.

Ndaj kësaj, ka reaguar Kelmendi i VV’së i cili tha se në Pejë është varfëri e madhe, dhe se ka probleme me ujë, me qentë endacakë e me mbindërtime.

‘‘Varfëri e madhe. Pas 12 vjetëve po vjen kryetari dhe po krenohet me projektin e vetëm që e ka fillu fushatë  dhe po don më përfundu fushatën, shëtitoren e Pejës. Thu ti se me shëtit qytetarët e Pejës është problemi më i rëndësishëm i 25 viteve. Njëkohësisht ka probleme me ujë, me qentë endacak, secila lagje është kaotike, secila lagje ka mbidertime. Për këto 12 vite, ky ka qeverisë në kaos’’, ka thënë ai. 

Back to top button