Zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri ka shkruar se Kosova po zbrazet në heshtje, Kurti po merret me disa armiq imagjinar.
Ai ka kujtuar një thënie të ish- kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i cili i kishte thënë Kurtit: “sherrin ka me ta pa Kosova…”.
Reagimi i plotë:
Djali filanit ka dal jashtë, djalit tjeter i ka dal viza me shku në Gjermani me punu, tjetri po e pret vizen, kjo është tema kyçe tash e sa dite qe takohem me njerez dhe kjo po ndodh në lagjet dhe fshatrat e Pejes, ikje masive e njerëzve në heshtje, e njejta situatë sigurtë është kudo në Kosovë.
Në anën tjetër e kemi kryeministrin Kurti që as nuk i bëhet vonë, i cili aktualisht po merret me disa armiq imagjinar që i ka kriju në kokën e tij.
Në krejt këto ngjarje të krijuara për 1 vit e gjysmë qeverisje po më kujtohet mesazhi i Kadri Veselit për Albin Kurtin; “sherrin ka me ta pa Kosova…”