Opinionisti Shenoll Muharremi ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me menaxhimin e energjisë dhe liberalizimin e tregut në Kosovë.
Ai argumenton se qeveria ka bërë një rregullim të keq, duke përjashtuar bizneset kryesore nga tregu pa përgatitje dhe pa reformat e duhura.
Sipas Muharremit, ekonomia e Kosovës është goditur, ndërsa qytetarët dhe bizneset po përballen me rritje të çmimeve për energjinë dhe produkte të tjera.
Ai hedh poshtë pretendimet e qeverisë, duke theksuar se rritja e çmimeve po dëmton konkurueshmërinë e prodhimeve vendase dhe po rrit varfërinë në vend.
Muharremi kritikon gjithashtu mungesën e argumenteve valide për mbrojtjen e këtyre masave