Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mushkolaj: Me dinarin, Serbia i financon strukturat e veta që i ka në Kosovë

    18/03/2024 21:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se që prej marrëveshjes së Ohrit, kërkesa më konstante ka qenë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Sa i përket se cila ka qenë qasja e Kosovës në raport me pikat e zbatimit të marrëveshjes, sipas Mushkolajt, deri më tani Kosova i ka zbatuar vetëm disa marrëveshje që kanë qenë të arritura në të kaluarën por nuk kanë qenë në funksion.

    “Nëse shohim një vit pas pranimit të aneksit të Ohrit, çka ka qenë konstante, më konstantja ka qenë kërkesa për themelimin e Asociacionit, vetëm kjo nuk ka ndryshuar… mendoj që nuk do të qëndrojë për shkak se është një përgjegjësi që e kanë marrë shteti i Kosovës në ratifikim në Kuvend”.

    Ai thotë se “është harxhuar energji shumë e madhe nga lidershipi i Kosovës që t’i tregojë BE-së dhe SHBA-së sa e keqe është Serbia, thu se ata nuk e dinë sa e keqe është Serbia, thu se ata nuk e dinë të kaluarën kriminale të Vuçiqit, në vend se të harxhohet energji për të kryer punë brenda Kosovës”.

    “Del Osmani dhe Kurti dhe tregojnë me qasjen se ju si BE dhe SHBA nuk po e dini se Serbia dhe Vuçiqi është i keq”.

    Ndërkohë, sa i përket çështjes së dinarit, Mushkolaj thotë se nuk mund të jetë çështje e brendshme kur me të njëjtën valutë rregullohet raporti që Serbia e ka me Kosovën.

    “Sa i përket çështjes së dinarit, pavarësisht se na kemi dëshirë të themi se dinari është çështje e brendshme, unë mendoj se nuk mund të jetë e brendshme kur me këtë dinar rregullohet raporti që e ka Serbia me Kosovën nëpërmjet institucioneve paralele… me këtë dinar Serbia i financon strukturat e veta që i ka në Kosovë. Serbia është e futur në Kosovë, Serbia bashke qeverisë në një pjesë të vendit atje, duhet të pranojmë këtë situatë dhe si mund ta ndryshojmë këtë situatë, për besë jo pa ndihmën e SHBA-së”.

    Artikuj të ngjashëm

    Mushkolaj: Mos po e çeli një kompani për shitblerje të rrymës, po kallxojnë që fitimi i madh

    Mushkolaj: Kurti po dëshiron ta konstituojë Kuvendin pa marrëveshje

    Mushkolaj: Përnime Manaj po mendon që na mbushë mendjen që nuk ia dhanë postin pas skandalit me vota të diasporës në LDK a?

    Të Fundit

    Siguri maksimale, gati të nis Samiti në Shkup, i pranishëm edhe Kurti

    “Ka goditur zyrtarët policorë me shqelma në pjesën e këmbëve”, arrestohet 21 vjeçari në Kaçanik

    Zjarre në Turqi: Mbi 50 mijë persona evakuohen

    Hap i ri në neuroshkencë: Krijohet pajisja që regjistron ëndrrat nëpërmjet inteligjencës artificiale

    Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetueses, por LVV s’po reflekton

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.