sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    MSH: Nga java e ardhshme do të bëhet e mundur zgjedhja e vaksinës, në konsultim me mjekun

    09/07/2021 14:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit Covid-19.

    Në njoftimin e MSh-së, thuhet se nga java e ardhshme qytetarët do të kenë mundësinë për të zgjedhur se cilën vaksinë do ta marrin.

    ” Duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 vendosi që duke filluar nga java e ardhshme qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të përcaktohen për llojin e vaksinës që do ta marrin (në konsultim me mjekun e ekipit të vaksinimit), për aq kohë sa ekziston kjo mundësi”, thuhet në njoftim.

    Në ndërkohë në Kosovë ka filluar edhe procesi i vaksinimit të personave mbi moshën 40-vjeçare.

    Njoftimi i plotë:

     

    Ministria e Shëndetësisë inkurajon qytetarët e vendit që të aplikojnë për marrje të vaksinës kundër COVID-19.

    Duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 vendosi që duke filluar nga java e ardhshme qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të përcaktohen për llojin e vaksinës që do ta marrin (në konsultim me mjekun e ekipit të vaksinimit), për aq kohë sa ekziston kjo mundësi.

    Qytetarëve u bëhet thirrje që t’i qasen platformës eKosova për caktim të termineve për vaksinim kundër COVID-19.

    https://ekosova.rks-gov.net/Service/14

    Kategoritë të cilat mund ta caktojnë termine për vaksinim janë si në vijim:

    ·         Qytetarët e moshës mbi 40 vjeç.

    ·         Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore);

    ·         Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës; Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK); pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës; zjarrfikësit;

    ·         Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

    ·         Zyrtarët publikë;

    ·         Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit;

    ·         Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror;

    ·         Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”;

    ·         Zyrtarët doganorë;

    ·         Gazetarët;

    ·         Gastronomia-dëshmi kontrata e punës.

    Ministria tërheq vërejtjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

    Vëmendje:

    Të gjithë ata qytetar të cilët kanë aplikuar për marrje të vaksinës nga data 29.03.2021 – 15.06.2021 dhe nuk janë kontaktuar, njoftohen se mund ta caktojnë terminin për vaksinim në platformën e-Kosova përmes llogarive të krijuara më parë.

    Artikuj të ngjashëm

    Një i vdekur, 18 raste të reja me Covid-19

    Bytyqi: Kryeministri sot ua uli dinjitetin dhe i poshtëroi zyrtarët publikë

    Abdixhiku: Koeficienti i zbrazjes së Kosovës, goditje ndaj mjekëve, policëve, ushtarëve

    Të Fundit

    Një i vdekur, 18 raste të reja me Covid-19

    Bytyqi: Kryeministri sot ua uli dinjitetin dhe i poshtëroi zyrtarët publikë

    Abdixhiku: Koeficienti i zbrazjes së Kosovës, goditje ndaj mjekëve, policëve, ushtarëve

    Kryetari me koeficientin më të lartë, kaq do të jetë paga e Përparim Ramës

    Kryetari me koeficientin më të lartë, ja sa do të jetë paga e Përparim Ramës

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.