sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mposhtet gripi i shpezëve, lejohet tregtimi në Kosovë

    08/07/2021 16:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se bazuar në vlerësimet profesionale dhe ekzekutive për situatën epizootiologjike në lidhje me paraqitjen e sëmundjes gripi i shpezëve Avian Influenca (H5N8), në Kosovë, me sukses është menaxhuar dhe mposhtur sëmundja.

    Sipas njoftimit, pas veprimeve të shpejta profesionale dhe me kohë, është arritur që sëmundja të menaxhohet.

    Kësisoj është shfuqizuar vendimi për ndalimin e tregtimit të shpezëve në Kosovë.

    “Rasti i fundit pozitiv i diagnostifikuar nga laboratori i ushqimit dhe veterinarisë është regjistruar më datën 20.06.2021. Tani janë plotësuar kushtet veterinare dhe afatet kohore ligjore për të liruar masat kundër sëmundjes. Më datë 07.07.2021 është mbajtur takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës, jemi njoftuar për gjendjen e fermave të krijuar nga izolimi, nevojën e lejimit të lëvizjes së shpezëve nga fermat në tregje për t’u mundësuar ciklin e qarkullimit të ripopullimit të fermave me zogj. Mbi të gjitha pas vlerësimeve profesionale për situatën epizootiologjike, respektimit të afatit kohorë ligjorë nga paraqitja e rastit të fundit, AUV ka vendosur për shfuqizimin e vendimit për ndalimin e lëvizjes së shpezëve në Kosovë. Lëvizja dhe tregtimit i shpezëve duhet të bëhet gjithmonë duke respektuar rregullat për transport dhe shitje të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. Bazuar në vendimin e AUV, nga sot lejohet lëvizja dhe tregtimi i shpezëve në gjithë territorin e Kosovës. Si Agjenci e Ushqimit dhe Veterinarisë me sukses kemi arritur të ruajmë shëndetin e shpezëve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në Polac të Skënderajt

    Abazi konfirmon ankesën në FFK: Presim fitore në tavolinë

    Arrestohet i dyshuari për kanosjen e dy personave në Leposaviq

    Escobar: Kurti e ka draftin e Asociacionit, por po e mbanë fshehur

    PSG e shkarkon trajnerin Galtier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.