Reperi kosovar, Gramoz Aliu po kërkon banesë në Mitrovicë të Veriut, shkruan GazetaDemos.
Mozzik ka thënë se arsyeja e kësaj është rryma.
“Kerkoj Banese ne Mitrovice te Veriut ! Arsyeja ( Rryma )”, ka shkruar ai në Facebook.
Në këtë formë, ai ka ironizuar me Qeverinë e Kosovës, pas rikthimeve të reduktimeve të rrymës në Kosovë, përveç pjesës veriore e cila nuk ka probleme të tilla, madje e ka të paguar edhe energjinë elektrike.
Mozzik njihet edhe për afërsinë e tij me PDK-në.