Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Motra e presidentes Osmani me shkrim për kolapsin në KEK: Pasojë e liberalizimit jo të duhur të tregut

    20/06/2025 18:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Avokatja Blinera Osmani, motra e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas situatës energjetike në vend. 

    Osmani në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky kolaps po ndodhë si pasojë e liberalizimit jo të duhur të tregut. 

    “Prej muajsh kemi ndjekur nga afër procesin e liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë, me bindjen se një treg i hapur mund të funksionojë vetëm kur ka konkurrencë reale dhe furnizues të shumtë aktivë.

    Sot po përballemi me të kundërtën. Konsumatorët e mëdhenj (bizneset) janë detyruar të dalin në tregun e lirë, por përballë tyre nuk ka furnizues të gatshëm që të ofrojnë kontrata. Si rezultat, mijëra prej tyre kanë përfunduar pa furnizim dhe janë orientuar automatikisht te KEK si furnizues i fundit (SLR)” – ka shkruar ajo. 

    Osmani ka shtuar se bizneset janë të detyruar të dalin në tregun e lirë, po pa furnizues të gatshëm që të ofrojnë kontrata. 

    “Sot po përballemi me të kundërtën. Konsumatorët e mëdhenj (bizneset) janë detyruar të dalin në tregun e lirë, por përballë tyre nuk ka furnizues të gatshëm që të ofrojnë kontrata. Si rezultat, mijëra prej tyre kanë përfunduar pa furnizim dhe janë orientuar automatikisht te KEK si furnizues i fundit (SLR).

    KEK, i cili nuk është krijuar për të përmbushur këtë rol në shkallë kaq të gjerë, nuk ka kapacitet teknik, tregtar e financiar për ta përballuar fluksin. Kjo sjellë bllokim operacional dhe çmime të papërballueshme për konsumatorët. Kjo situatë nuk është vetëm problem i KEK-ut, por është rezultat i një plani të zbatuar pa përgatitje të duhur, pa analizë të tregut, dhe pa fazë kalimtare që do të siguronte tranzicion të qëndrueshëm” – ka thënë ajo

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Zërat e të mbijetuarve të dhunës seksuale tejkalojnë kufijtë tanë

    Një pjesë e bibliotekës “Ervin Szabó” në Budapest merr emrin e Ibrahim Rugovës

    Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX në Kosovë

    Të Fundit

    Përfundon drama në “Muharrem Fejza”

    Motra e presidentes Osmani me shkrim për kolapsin në KEK: Pasojë e liberalizimit jo të duhur të tregut

    Aksident me fatalitet në Itali: Motoçikleta përplaset me veturën, humb jetën 46-vjeçari shqiptar

    Një person kërcënon për kërcim nga një ndërtesë në Muharrem Fejza

    Irani nis valën e re të raketave drejt Izraelit, publikohen pamjet

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.