Ish-këngëtarja Valza Zhegrova është bërë nënë për herë të parë.
Lajmi u bë i ditur nga vetë ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Vajza që kanë vendosur ta quajnë Amelie vjen si fryt i dashurisë me ish-avokatin Nazmi Vërtopi, me të cilin ajo prej kohësh jeton në Holandë.
Ndonëse një karrierë me start të suksesshëm, Valza vendosi të lë gjithçka pas për një jetë të re krah dashurisë e larg syrit të publikut. Përkundër këtij fakti, interesimi për të vazhdon të mos mungojë.