Dardane Zymberi, motra e 28-vjeçarit që vdiq në burg në Serbi, Artan Zymberit, ka përkujtuar atë në 2-mujorin e vdekjes.
Përmes një postimi në facebook, ajo ka thënë se vdekja e tij në këtë mënyrë është e papranueshme për familjarët.
“Zemrat tona janë thyer. Ka qenë shumë vështirë kur nuk kemi pasë mundësi me të pa kur ke qenë në burg, dhe papritë ke ikur përgjithmonë. Kush ka mendu që vëllai ynë, djali ri 28 vjeçar ka me vdek në këtë mënyrë. Kjo është e pa e besushme”, ka shtuar motra e tij.
Ndërkohë që ajo ka thënë se lajmi për vdekjen e tij, ka qenë një ndër ditët më të vështira për ta.
“Sot bëhen 2 muaj që je larguar nga ne. 27 nëntori ishte një nga ditët më të vështira për të dëgjuar se ti, vellai ynë, kishe vdekur. Sot është ditëlindja e djalit tënd të dashur, Alladin! Ai është rritur aq shumë dhe është një djalë me plot gëzim dhe dashuri ashtu si babi vet! Kur shikojmë djalin dhe çiken tënde të dashur, të shohim ty”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Artan Zymberi ka vdekur në burgun “Sremska Mitrovica” në Serbi, në nëntor të vitit 2022, derisa sipas familjarëve, vdekja e tij ishte pasojë e torturave në burg.