Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Moti i keq, anulohen gjashtë fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

    26/06/2024 23:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shiu i dendur dhe erërat e forta që kanë mbretëruar sot në vendin tonë, kanë bërë që të anulohen gjashtë fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

    Qytetari A.A nga Fushë Kosova së bashku me nënën e tij, sot rreth orës 16.30 kishin shkuar në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, për të udhëtuar për në Zvicër ashtu dhe siç ishte paraparë fluturimi që të bëhej sot në orën 18:20. A.A  thotë se ky udhëtim nuk u realizua për shkak të motit të ligë.

    “ Unë së bashku me nënën kemi shkuar në 16:30 në Aeroport pasi që  është dashur të udhëtojmë për në Zvicër në ora 18:20. Kemi qëndru  pesë orë në aeroport dhe se rreth orës 21:00 na kanë thënë se fluturimi është anuluar për shkak të motit. Na kanë thënë se fluturimi për në Zvicër do të realizohet nesër në orën 17:30 ”, tha ai.

    E këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar dhe zëvendës drejtori i ASHN-së Driton Ujkani. Ujkani ka thënë se si pasojë e motit, sonte janë anuluar gjashtë fluturime. Katër fluturime të anuluara sipas tij kanë qenë destinacioni Zvicër-Prishtinë dhe anasjelltas si dhe dy të tjera Gjermani-Prishtinë dhe anasjelltas.

    “Për shkak të motit të keq janë anuluar gjashtë fluturime.  Katër fluturime kanë qenë Zvicër-Prishtinë dhe anasjelltas dhe dy të tjera Gjermani -Prishtinë dhe anasjelltas. Anulimet janë bërë për shkak të kushteve atmosferike që po mbretërojnë aktualisht në Prishtinë. Ndërsa fluturimet tjera gjatë ditës së sotme janë realizuar sipas planit të paraparë“, ka thënë Ujkani.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbi 2 milionë udhëtarë në Aeroportin e Prishtinës brenda këtyre muajve

    Heqja e vizave e rrit numrin e fluturimeve dhe pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës – dalin shifrat

    Pas disa orësh vonesë, realizohet fluturimi drejt Stuttgardit

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.