Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mosmarrëveshje për pronë, dëshmitari thotë se kishte ofendime e sharje nga të dyja palët ditën kur kishte ndodhur kanosja

    05/09/2024 14:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Ferizaj në gjykimin për kanosje është dëgjuar dëshmitari Rr.H., i cili tha se në atë rast kishte qenë prezent shumë shkurt në vendin e ngjarjes, por që kishte dëgjuar nga të dy palët sharje dhe ofendime.

    Në këtë rast, të akuzuarit Bajram dhe Muhamet Bruka akuzohen për kanosjen e njëri-tjetrit në gusht të 2021-ës për shkak të një kontesti pronësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Kam shku në pronën time, papritur kam dëgjuar një zhurmë, nga rruga e kam vërejtur Muhametin dhe Fatosin, pastaj kur u afrova vërejta edhe Bajramin, i cili ka pas revole në dorë. Muhameti më ka thënë të largohem pasi që është rrezik”, ka rrëfyer dëshmitari Rr.H.

    Mbrojtësi i të akuzuarit Bajram, avokati Vllaznim Alija, e ka pyetur dëshmitarin se a e kishte kontaktuar Policinë, por dëshmitari tha se nuk e kishte bërë këtë gjë pasi nuk kishte telefonin.

    I pyetur se a kishte dëgjuar aty fjalë kërcënuese, dëshmitari H., tha se kishte dëgjuar fjalë të ndyta, por se çfarë kishte ndodhur më tutje nuk e dinte pasi që ishte larguar nga aty.

    Kurse, mbrojtësja e të akuzuarit Muhamet, avokatja Elvira Heta-Vata, e ka pyetur dëshmitarin H., se a ka pasur diçka në dorë i mbrojturi i saj, por dëshmitari e mohoi këtë.

    I akuzuari Bajram, e ka pyetur dëshmitarin H., se a është e vërtetë se i kishte thënë Muhameti dhe Fatosi, të largoheshin, dëshmitari pohoi se u kishte thënë të largoheshin.

    Në anën tjetër, i akuzuari Muhamet, e ka pyetur dëshmitarin se a është e vërtetë që i kishte thënë të largohej se është plumb dhe luan me jetë, dëshmitari e ka pohuar edhe këtë rrethanë si të vërtetë.

    Ndërsa, në pyetjen e gjyqtarit të çështjes Adem Shabani, dëshmitari sqaroi se me të dyja palët ka raporte të mira dhe vazhdon t’i ketë dhe se me asnjërin prej tyre nuk kishte diçka të keqe.

    Në këtë seancë ishte paraparë të dëgjohej edhe dëshmitarja V.B., por mungoi pa arsye në seancë. Megjithatë, mbrojtja mbeti pranë propozimit që e njëjta të dëgjohet në cilësinë e dëshmitares.

    Seanca e radhës pritet të mbahet në dhjetor.

    Të akuzuarit B., në seancën e datës 19 tetor 2023, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri Bajram Bruka, më 13 gusht 2021, rreth orës 13:30, në fshatin Greme, Komuna e Ferizajit, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor me të dëmtuarin Muhamet Bruka me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, kishte kanosur të dëmtuarin se do ta dëmtonte me armë zjarri, duke iu drejtuar me fjalë me përmbajtje kërcënuese: “Mos u ofro afër meje”, me ç’rast kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe pasiguri tek i dëmtuari.

    Me këtë, i akuzuari Bajram Bruka, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par. 2 të KPRK-së.

    Ndërsa, sipas pikës II të kësaj aktakuze, i pandehuri Muhamet Bruka, në datën, kohën dhe vendin e përmendur në dispozitivin e parë, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor me të dëmtuarin Bajram Bruka, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, e kishte kanosur të dëmtuarin me një shufër druri (bisht të sëpatës), mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor, me ç’rast kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe pasiguri tek i dëmtuari.

    Me këtë, i njëjti akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par. 2 të KPRK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.