Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me mos certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ajo ka thënë se Lista Serbe është organizatë, ku individët e saj kanë kryer akre terroriste dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Kosovës dhe se KQZ si institucion i pavarur ka vendosur në mënyrë të pavarur për këtë vendim.
”Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur. Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional.”, ka thënë Osmani