Analisti Vehbi Kajtazi ka reaguar pasi që kryeministri Albin Kurti i ka dërguar ftesë liderëve të opozitës për një darkë pune.
Kajtazi i ka bërë thirrje opozitës që të mos ia plotësojnë egon Kurtit, dhe të mos bëhen pjesë e manipulimit shkatërrues të këtij vendi.
Postimi i plotë:
E di qe ju duket krahasim i pavend. E di qe shume prej jush nuk pajtohemi. Megjithate nuk i ndrydh dot mendimet edhe kur te tjeret nuk pajtohen. Edhe kur jane te renda.
Shkuarja e opozites ne darke me Albin Kurtin per “koordinim rreth sezonit pranveror te kuvendit”, me duket si shkuarja ne darke e Liridones me vrasesin, Naim Murseli.
Dallimi i vetem eshte se ajo nuk e dinte se çfare e priste.
Opozita e di!
Mos ia plotesoni egon dhe mos u beni pjese e manipulimit shkaterrues te ketij vendi.
Ai nuk ju ka thirrur kurre per tema qe ketij vendi i kishin dhene udhedrejtim.
Temat koti t’i mbaje per vete si kjo per sezonin pranverore te kuvendit.
I ka votat, e nuk ua ka nevojen juve. Veç kujtojeni rastin kur asnje amandament te opozites nuk e perfshiu ne Buxhetin e ketij viti.
Le te darkoje dhe te koordinohet me Mimozen, Dimalin e Armendin. Mbase edhe me Millanin siç bente para nje viti.