sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Mos ma prek Hasan Prishtinën”, mbushet me mbishkrime Kampusi i Universitetit

    25/05/2023 10:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Iniciativa për heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës ka nxitu reagime të ashpra nga student të po këtij Universiteti, që nga publikimi i kësaj iniciative, studentet nuk po gjejnë qetësi, ata kane organizuar një peticion me anë të cilit po kërkojnë që të mos hiqet emri “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës e po ashtu po kërkojnë edhe shkarkimin e Rektorit Qerim Qerimi.

    Mbështetje të fuqishme organizimit të studenteve iu është dhënë nga Fondacioni “Hasan Prishtina”, nuk kane munguar as reagimet e personaliteteve të ndryshme si nga jeta akademike, shkrimtareve, historianeve, opinionistëve, politikaneve si dhe shumë kategorive të tjera nga jeta publike nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata.

    Se fundi studentët e Universitetit të Prishtinës, me sloganin “MOS MA PREK HASAN PRISHTINËN” kane vendosur mbishkrime në muret dhe rrugët e kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” si shenje kundërshtimi ndaj propozimit për heqjen e emrit “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kundërshtime të ashpra ndaj nismës për heqjen e emrit “Hasan Prishtina” kane ardhur edhe nga Fondacioni “Hasan Prishtina” të cilët kane paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike për ta penguar këtë nisme dashakeqëse.

    Në përfundim të peticionit, Fondacioni “Hasan Prishtina” se bashku me studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kane organizuar mbrëmje argëtuese për studentët, kjo mbrëmje do të mbahet në Qendrën e Studentëve këtë të enjte me 25.05.2023, organizatoret kane paralajmëruar se për argëtimin e studenteve do të kujdeset Ganja & ProBand, me ç’rast do të ketë pije falas dhe befasi të tjera. Aksionin e tyre kundër ndryshimit të emrit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina “, studentet e kurorëzojnë me një mbrëmje argëtuese.

    Artikuj të ngjashëm

    Peticion kundër nismës për largimin e Hasan Prishtinës nga emërtimi i UP-së

    Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja, kërkohet të tërhiqet rektori

    Osmani dekoron post mortem Arbën Xhaferin me Urdhrin “Hasan Prishtina”

    Të Fundit

    Haradinaj: Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme

    Publikohet një tjetër video prej tensioneve të sotme në Veri, ushtarët e KFOR’it shihen të shtrirë

    OSBE: Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme

    KFOR: Rreth 25 ushtarë tanë janë plagosur në Zveçan

    NATO: Dënojmë fuqishëm sulmet e paprovokuara ndaj KFOR-it në veri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.