“Mos harroni Reçakun”, Shaban Jashari i ri thërret për masakrën e Reçakut

Nipi i Rifat Jasharit e djali i Murat Jasharit, Shaban Jashari i ri në 23 vjetorin e masakrës së Reçakut duke e rikujtuar atë, ka shpërndarë thirrjen për masakrën e Reçakut, shkruan Gazeta Demos.

“Mos harroni Reçakun”, është kjo thirrja që Shaban Jashari i ri ka postuar sot në rrjetin e tij social “Facebook”.

I rrjedhur nga familja heroike e atdhedashëse, asesi nuk kishte si të mungonte edhe ky rikujtim për Reçakun nga ana e tij.

Kujtojmë se masakra e 15 janarit e vitit 1999, njihet si tragjedia e cila ishte ngjarja që ndryshoi fatin e Kosovës gjatë luftës së fundit.

Në atë ditë në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua. /GazetaDemos/

No description available.
Reklama