Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Morina: Të ketë ndëshkime të forta për vepra penale

    18/12/2023 17:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-nënkoloneli i policisë, Refki Morina, ka thënë se institucionet duhet të jenë konsekuente në sanksione dhe personat që kryejnë vepra penale të mos lihen në liri.

    Në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për hetimet për vrasjet tragjike e grabitjet e armatosura në Kosovë, Morina thotë se ndëshkimet e forta, forcimi i sistemit ligjor juridik gradualisht i minimizon këto vepra penale.

    “Institucionet duhet të jenë konsekuent në sanksione, të mos lihen në liri persona të tillë që kanë dy e më tepër vepra penale. Ndëshkimet e forta, forcimi i sistemit ligjor juridik gradualisht i minimizon këto vepra penale. Nga pas lufta e deri më sot kemi ende vrasje që nuk janë zbuluar, që duhen të zbulohen, kemi edhe grabitje që nuk janë zbuluar, edhe vepra të tjera, duhet të punohet në atë drejtim, jo ato të mbesin në sirtare”, tha Morina.

    Ai i konsideron shqetësuese grabitjet që po ndodhin e sidomos ato që po kryhen gjatë ditës kur rrugët janë shumë të frekuentuara nga qytetarët.

    “Veprat e tilla penale, grabitja p.sh, është pak si shqetësuese sidomos sot kur ndodhi gjatë ditës rreth orës 10:00. Ditën të ndodhë një grabitje e tillë ku ka frekuencë të qytetarëve. Secili stacion i policisë duhet ta mbulojë territorin e vet dhe vendet më të ndijshme apo pikat e zeza duhet të mbulohen me policë. Besoj se me mbulimin e tërë territorin bën që të minimizohen këto vepra penale”, shtoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Morina: Vrasës amator, u mundua t’i zhdukë gjurmët por policia veproi më shpejt

    Zëdhënësi emblematik i policisë: S’pranuam të punojmë pa armë

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.