Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mëngjesin e sotëm ka zbarkuar në veri të vendit, më saktësisht në Zubin Potok, duke iu bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit për zhdukjen e mërgimtarit 33-vjeçar nga Suedia, i cili pasi u hodh nga ura në Liqenin e Ujmanit, raporton GazetaDemos.
Siç bëhet e ditur nga mediat lokale, FSK në këtë operaion është duke u shoqëruar me ekipet e KFOR-it.
Në vendndgjarje gjithashtu ndodhet edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani së bashku me ekipet e Policisë.
Sipas “Metropol”, media lokale, FSK veçse është përgatitur për t’u futur në ujërat e liqenit, ku me vete kanë marr edhe një varkë, e cila deri tek liqeni është barkur me mjete ushtarake të tyre.
Operacioni i kërkim-shpëtimit për mërgimtarin ka filluar tash e tri ditë, teksa ende ekipet në terren nuk kanë rënë në gjurmë të tij.
Gjatë këtyre tri ditëve kërkim, është bërë e ditur se thellësia e liqenit është rreth mbi 20 metra.