Një qytetar serb para pak momentesh ka tentuar të kalojë me veturë mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, urë kjo e cila është e bllokuar nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i.Intervenimi i Policisë së Kosovës ka qenë i shpejtë për të parandaluar.
Arsyetimi i qytetarit serb pasi u pyet nga Policia se për cfarë arsye ka tentuar të kalojë në urën që është e bllokuar ishte se nuk ky peron nuk ishte nga Mitrovica dhe nuk i dinte rrugët.“Nuk jam nga Mitrovica, GPS-i më tregoi rrugën prandaj edhe unë tentova ta kalojë urën”, tha ai.
Rikujtojmë se kjo urë është e bllokuar në vitin 1999 dhe nuk është hapur për kalim. /Gazeta10/