Shteti nga kontineti afrikan, Kenia e ka njohur sot pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i parë që nga shtatori i vitit 2020.
Nënshkrimi i vendimit të njohjes së pavarësisë është bërë në prani të ish-presidentit Behgjet Pacolli.
Në videon e mëposhtme mund të shihmi momentin e nënshkrimit si dhe deklaratën e plotë:
“Pra, kjo deklaratë thotë, thjesht për informacionin tuaj, shpallja e njohjes shtetërore të Republikës së Kosovës. Duke njohur të drejtën e popujve për vetëvendosje; Duke vënë në dukje se Republika e Kosovës, si një komunitet me një territor të përcaktuar, popullsi dhe një autoritet politik të organizuar, shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008”.
“Duke qenë të vetëdijshëm se më shumë se gjysma e anëtarëve Kombeve të Bashkuara kanë dhënë njohjen për Republikën e Kosovës. Duke qenë të vetëdijshëm se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në opinionin e saj këshillues mbi çështjen e pajtueshmërisë me të drejtën ndërkombëtare të shpalljes së njëanshme të pavarësisë në lidhje me Kosovën, dhënë më 22 korrik 2010, arriti në përfundimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës e miratuar më 17 shkurt 2008 nuk e shkelte të drejtën ndërkombëtare”.
“Tutje, duke e vënë në dukje më tej se më 9 shtator 2010, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një Rezolutë duke njohur përmbajtjen e Opinionit Këshillues të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me respekt ndaj pavarësisë së Kosovës”.
“Prandaj, duke vlerësuar se korpusi i së Drejtës Ndërkombëtare në favor të njohjes së shtetësisë së Kosovës është qartësuar. Duke vlerësuar me mirënjohje normalizimin e marrëdhënieve midis Republikës së Serbisë dhe fqinjit të saj, Republikës së Kosovës. Të angazhuar fort ndaj parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare lidhur me Marrëdhëniet Miqësore midis Shteteve, veçanërisht parimin e respektimit të integritetit territorial të shteteve”.
“Duke konfirmuar marrëdhëniet e forta dhe të gjata dypalëshe të Kenias me Republikën e Serbisë; Republika e Kenias shpall me këtë njohjen e saj të Republikës së Kosovës dhe më tej konfirmon se kjo njohje do të shtrihet në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, njohjen reciproke të dokumenteve kosovare të udhëtimit dhe bashkëpunimin në fusha të tjera që mund të bien dakord dy Kombet tona”.
Lëshuar nën dorën dhe vulën e Presidentit në Shtëpinë e Shtetit, Nairobi, në këtë ditë të 26-të të marsit, në vitin e Zotit tonë 2025. E bëj unë për ty, thjesht relaksohu. Edhe këtë. Faleminderit shumë! Do të jetë një festë e madhe në vendin tim. Dhe unë kthehem tani. Pasi që Kenia nuk është çfarëdo shteti! Faleminderit shumë! Po. President, faleminderit shumë! Në rregull. Zoti të bekoftë. Dhe e mora këtë si dhuratë. Faleminderit! Edhe këtë… Falënderoj popullin e Kenisë. Në rregull. Faleminderit të gjithëve”.