Një grua ka lindur fëmijën e saj në një rrugë në Bangkok, menjëherë pas një evakuimi nga spitali, pas lëkundjeve nga një tërmet në Mianmar.
Pacientja ishte e shtrirë në një barelë, ndërsa stafi i spitalit e rrethoi dhe ajo lindi foshnjën.
Pacientët nga spitali “King Chulalongkorn” dhe spitali “BNH” u mblodhën në një park, disa prej tyre ishin në barela dhe karrige me rrota.
Stafi i spitalit u pa gjithashtu duke u kujdesur për pacientët jashtë spitaleve, shkruan BBC.