Pamje të reja janë publikuar nga aksidenti në vdiqën Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet fshatit Domorovc dhe Dheut të Bardhë.
Nga ky aksident ka mbetur e lënduar edhe një vajzë tjetër, motra e Arbnorës e cila është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Fillimisht për këtë aksident është raportuar se ishte vetaksident, por pas shikimit të kamerave të sigurisë nga ana e policisë ka ardhur në përfundim se një kamion një kthim jo të duhur, ku makina që po lëvizte, në tentim të evitimit të përplasjes me të, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Shoferi i kamionit, sipas policisë, ka përfunduar në pranga.